
Shefi i ushtrisë së Ukrainës Oleksandr Sirsky, ka deklaruar se presioni rus është intensifikuar ditët e fundit.
Ai shkruan në rrjetet sociale se Rusia po sulmon më te gjitha mjetet e mundshme, duke u përpjekur të thyejë mbrojtjen e Ukrainës. Sirsky tregon se lufta është shumë e ashpër dhe po lë pas qindra viktima.
“Lufta është jashtëzakonisht e ashpër”, shprehet ai.
Nga ana tjetër, Holanda i ka dhënë leje Ukrainës t’i përdorë avionët luftarakë F-16 në territorin rus, të cilët i ka dhuruar kohë më parë.
Pilotët ukrainas janë trajnuar se si t’i përdorin F16-shat nga partnerët perëndimorë për muaj të tërë.
Lini një Përgjigje