TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Gusht 2024, 14:36

Starmer i vendosur për rindërtimin e marrëdhënieve me BE-në, takon sot në Paris presidentin Macron

Shkruar nga Pamfleti

Starmer i vendosur për rindërtimin e marrëdhënieve me

Presidenti Emmanuel Macron takoi në Paris kryeministrin e Britanisë së Madhe, Keir Starmer, në vizitën e parë të këtij të fundit në Francë që prej marrjes së detyrës.

Dy liderët folën për Ukrainën, luftën në Lindjen, rindërtimin  marrëdhënieve mes Britanisë dhe Europës, si dhe për raportet bilaterale Londër-Paris.

Kjo ndalesë e Starmer vjen pas vizitës në Berlin, ku bashkë me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, u pajtuan për një traktat ambicioz që mbulon një sërë çështjesh nga siguria, tregtia e deri tek luftimi i emigracionit të paligjshëm.

Por fokusi ishte te rifillimi i marrëdhënieve të Britanisë së Madhe me Bashkimin Europian. Laburisti Starmer shprehu vullnetin e tij për të lënë pas përplasjet dhe krisjet e krijuara nga qeveria e kaluar konservatore. Megjithatë konfirmoi se Brexit do të mbesë. 

Lini një Përgjigje