
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka folur lidhur me mundësitë për të vendosur paqe me Ukrainën.
“Moska nuk sheh një mënyrë për të zhvilluar bisedime paqeje me Ukrainën”, u tha gazetarëve të mërkurën, Dmitry Peskov, duke komentuar udhëtimin e fundit në Kiev nga kryeministri indian Narendra Modi.
“Pala indiane ka mbajtur vazhdimisht pozicionin e një mbështetësi të paqes… Kjo korrespondon me botëkuptimin tonë. Por në këtë moment është e qartë se nuk ka kushte për bisedime të tilla”, u përgjigj zyrtari rus.
Putini më parë përjashtoi negociatat me Kievin për shkak të inkursionit ushtarak të Ukrainës në rajonin Kursk të Rusisë dhe dëmit që po i shkakton popullatës civile.
Ai ka deklaruar më parë se do të urdhëronte një armëpushim nëse Ukraina heq dorë nga oferta e saj për t’u bashkuar me NATO-n dhe tërhiqte trupat nga të gjitha territoret që Moska pretendon nën sovranitetin rus.
Lini një Përgjigje