
Ish presidenti, Donald Trump në paraqitjen e tij të parë që kur doli para gjykatës, duke folur sa i takon sulmeve me armë nëpër shkolla, ai sugjeroi që të gjithë mësuesit të armatosen dhe të trajnohen.
“Të gjithë mësuesit duhet të jenë të armatosur dhe të trajnuar. Kështu u shpreh Donald Trump në konventën e NRA-s, duke argumentuar se nëse ai kthehet në postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara, ai do të financojë armë dhe kurse trajnimi për të gjithë mësuesit. Kështu që problemi i masakrave në shkolla do të marrë fund”, tha ai duke folur në Indianapolis.
Ai tha se do t’i kërkojë kongresit të shfuqizojë legjislacionin krejtësisht joefektiv që e bën më të vështirë mbrojtjen e shkollave tona dhe më të lehtë për kriminelët që të mos përballen absolutisht me asnjë kundërshtim kur të hyjnë dhe i sulmojnë ato. Kjo sipas tij do të ulë sulmet nëpër shkolla.
“Unë do t’i kërkoj Kongresit të shfuqizojë legjislacionin krejtësisht joefektiv që e bën më të vështirë mbrojtjen e shkollave tona dhe më të lehtë për kriminelët që të mos përballen absolutisht me asnjë kundërshtim kur të hyjnë. Unë do të krijoj gjithashtu një kredi të re tatimore për të rimbursuar çdo mësues për kostot e plota që të mbajnë armë zjarri të fshehura dhe trajnime nga ekspertë shumë të kualifikuar. Nëse edhe 5% e mësuesve, njerëz të aftë për armë do ta dëshirojmë këtë, 5% do të ishin të armatosur vullnetarisht dhe të trajnuar për të ndaluar qitësit aktivë. Do të arrinim efektivisht parandalimin dhe problemi do të pushonte së ekzistuari”, tha ai.
Lini një Përgjigje