TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Prill 2023, 13:52

Publikoi video të grave shtatzëna nga salla e lindjes, arrestohet anestezisti në Tetovë

Shkruar nga Pamfleti

Publikoi video të grave shtatzëna nga salla e lindjes, arrestohet

Një mjek anestezist në Spitalin e Tetovës, është vënë në pranga nga polica vendase pasi kishte xhiruar një video nga Reparti i Gjinekologjisë, të cilën më pas e kishte postuar në rrjetin social, TikTok.

Bëhet me dije se arrestimi i mjekut është bërë pas një denoncimi nga drejtori i Spitalit klinik të Tetovës, Pëllumb Vela.

Vela e ka cilësuar publikimin e videos si “të papranueshme”.

“Ky veprim për ne është i pakuptueshëm. Dënojmë çdo sjellje joprofesionale të stafit mjekësor ndaj pacientëve”, ka thënë për TV21, drejtori i spitalit.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, anesteziologu (V.D) 43-vjeç, është ndaluar në fshatin Odër të Tetovës.

“Për rastin është njoftuar prokurori publik, dhe pas dokumentimit të tij do të merren masa adekuate”, thuhet në njoftimin e Policisë.

video salla lindje arrestim anestezist tetove

Lini një Përgjigje