Pavarësisht reagimit të zemëruar të turmës, presidenti francez Emmanuel Macron ka nënshkraur reformën e rritjes së moshës së pesioneve, nga 62 në 64 vjeç. Sot, presidenti Macron firmosi projektligjin, i cili tashmë do të bëhet ligj, pasi Gjykata Kushtetuese miratoi dje reformën.
Projektligji i diskutueshëm i Macron u miratua më 20 mars pas javësh protesta dhe debatesh të pafrytshme në Asamblenë Kombëtare. Për miratimin e reformës u përdor një mekanizëm kushtetues që e lejonte kalimin e ligjit pa votën e parlamentit. Por rezultati ishte përkeqësimi i marrëdhënieve mes kreut të shtetit dhe sindikatave.
Këto të fundit, edhe pas vendimit të Kushtetueses i kërkuan presidentit Macron që të mos e ratifikonte reformës, ndërsa partitë më të mëdha opozitare të Francës thanë se ishin të vendosura për të vazhduar luftën e tyre rritjes së moshës së pensioneve. Protestat ende vazhdojnë, ndërsa sindikalistët kanë paralajmëruar: Do na shihni më 1 maj!
Lini një Përgjigje