
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Greqi ku gjashtë persona humbën jetën ndërsa gjashtë të tjerë u plagosën rëndë, raporton ekathimerini.
Mësohet se aksidenti ndodhi pasi një makinë duke ecur kundravajte, është përplasur kokë më kokë me një automjet tjetër, njoftoi transmetuesi shtetëror ERT ditën e sotme.
Aksidenti tragjik ka ndodhur në kilometrin e 59-të të kryqëzimit Makri-Komotini, kur një makinë tip 'Audi' me 10 emigrantë të paligjshëm ka hyrë me shpejtësi marramendëse kundravajtje, për të shmangur ndalimin për kontrollin e policisë duke goditur një makinë të drejtuar nga një 45-vjeçar.
Gjashtë personat humbën jetën menjëherë, duke përfshirë drejtuesit e dy automjeteve, ndërsa gjashtë emigrantë të tjerë u dërguan në një spital në Aleksandropolis.
Sakaq, zjarrfikësit në vendngjarje kanë luftuar për të nxjerrë pasagjerët nga dy automjetet të cilat janë shkatërruar plotësisht.
Lini një Përgjigje