TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Prill 2023, 14:10

Prigozhin thirrje Putinit: Ndal operacionin ushtarak në Ukrainë

Shkruar nga Pamfleti

Prigozhin thirrje Putinit: Ndal operacionin ushtarak në Ukrainë

Kreu i grupit të mercenarëve wagner, Yevgeny Prigozhin i ka bërë thirrje presidentit rus, Vladimir Putin që të ndërpresë luftën në Ukrainë dhe të fokusohet në konsolidimin e pranisë ruse në zonat e pushtuara.

Sipas tij, “kundërofensiva e radhës ukrainase ka më shumë gjasa të ketë sukses sesa të dështojë”. Rrjedhimisht “për autoritetet dhe për të gjithë shoqërinë, është e nevojshme t’i jepet një formë fundi kurajoz operacionit ushtarak special.

"Opsioni ideal është të shpallë fundin e operacionit special ushtarak dhe të informojë të gjithë se Rusia i ka arritur objektivat e saj”, shtoi kreu i Wagner.

prigozhin putin operacion ushtarak ukraine

Lini një Përgjigje