Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se më shumë se gjysma e objektivave të vendosura në kuadër të operacioneve të përbashkëta me Shtetet e Bashkuara kundër Iranit janë përmbushur, duke mos dhënë megjithatë një afat konkret për përfundimin e konfliktit.
Në një intervistë për rrjetin televiziv amerikan Newsmax, Netanyahu u shpreh se veprimet ushtarake ndodhen tashmë në një fazë të avancuar. Ai la të kuptohet gjithashtu se situata e brendshme në Iran mund të evoluojë deri në një dobësim apo kolaps të regjimit.
Megjithatë, ai theksoi se ndryshimi i regjimit në Iran nuk është një objektiv zyrtar i operacioneve në zhvillim, edhe pse zhvillimet e brendshme mund të çojnë në një rezultat të tillë.
“Është e qartë se kemi kaluar më shumë se gjysmën e rrugës, por nuk dua të përcaktoj një afat kohor”, deklaroi Netanyahu në intervistën e transmetuar në ditën e 31-të të konfliktit kundër Iranit.
Lini një Përgjigje