TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Gusht 2023, 22:51

Ende asnjë shenjë për rivendosjen e marrëveshjes së grurit, Zelensky: Po punojmë për gjetjen e rrugëve alternative të eksportit

Shkruar nga Pamfleti

Ende asnjë shenjë për rivendosjen e marrëveshjes së

Presidenti Volodymyr Zelensky eklaroi se Ukraina po punon për të zhvilluar një rrugë alternative të eksportit të grurit. Rusia njoftoi pak javë më parë pezullimin e marrëveshjes që lehtësonte transportin e grurit nga Ukraina për në vendet e Afrikës, Lindjes së Mesme dhe Azisë.

Ne po bëjmë gjithçka që është e mundur për të siguruar që Ukraina të vazhdojë të jetë një garantues i sigurisë ushqimore”, tha Zelenskyy në fjalimin e tij të mbrëmjes të premten. Ai tha se kishte diskutuar çështjen me krerët e ushtrisë, shërbimit të inteligjencës dhe marinës, si dhe përfaqësues të qeverisë.

Më parë, zëdhënësi i Kremlimit Dmitry Peskov deklaroi se Rusia do të rifillojë zbatimin e marrëveshjes pasi të përmbushen kërkesat e saj.

“Kur të zbatohet pjesa e marrëveshjes së Detit të Zi që lidhet me Rusinë, Rusia do t’i kthehet menjëherë zbatimit të marrëveshjes”, tha Peskov

zelensky marrëveshja e grurit

Lini një Përgjigje