
Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se SHBA-ja është e hapur për trajnimin e pilotëve ukrainas me avionët F-16 në tokën amerikane, por duke shtuar se procesi është i ndërlikuar dhe do të marrë kohë.
"Arsyeja pse po e bëjmë këtë është pjesë e një përpjekjeje më të gjatë dhe më të gjerë për t'u siguruar që ne po vazhdojmë të përmirësojmë aftësitë e vetëmbrojtjes dhe ushtarake të Ukrainës për një afat të gjatë. Do të kalojë pak kohë para se avionët të mund të shfaqen në Ukrainë dhe që ata të integrohen në flotën ajrore", tha të premten Koordinatori i Këshillit të Sigurisë Kombëtare për Komunikimet Strategjike, John Kirby.
Kirby tha se përveç transferimit të avionëve dhe pilotëve të stërvitjes, aleatët ukrainas gjithashtu duhej të vendosnin të gjithë logjistikën e mirëmbajtjes për aeroplanë modernë si F-16, në mënyrë që investimin i aleatëve të mos shkojë dëm.
"Ne do të mbështesim Ukrainën për aq kohë sa të duhet. Ne kemi qenë të etur për të ecur përpara duke i ofruar Ukrainës atë aftësi afatgjatë dhe të etur është një fjalë e mirë për të. Nëse arrihet kapaciteti për trajnim në Evropë, ne sigurisht jemi të hapur për të bërë trajnimin për pilotët ukrainas këtu në Shtetet e Bashkuara", përfundoi Kirby.
Lini një Përgjigje