
Departamenti i Policisë së qytetit të Nju Jorkut ka publikuar disa foto të reja që tregojnë atë që dyshohet se është vrasësi CEO-së së ‘UnitedHealthcare’, Brian Thompson.
Personi i pa maskuar është kapur brenda një hosteli në Upper West Side në qytetin e Nju Jorkut. Ndërkohë që mësohet se policia më herët kontrolloi vendin ku besohet se i dyshuari mund të ketë qenë duke qëndruar.

Ishte një video e gjerë që e çoi policinë në zonën e hostelit, thotë një zyrtar i policisë për CNN. Atje, punonjësit kujtojnë një burrë të veshur me një xhaketë me kapuç, identike me atë të sulmuesit të dyshuar, dhe i cili pothuajse kurrë nuk e uli maskën ose kapuçin.

Policia po e quan këtë person, person me interes të lartë derisa të mund ta identifikojë dhe ta konfirmojë apo eliminojë si të dyshuar të mundshëm.

"Të gjitha indikacionet janë se ishte një sulm i paracaktuar dhe i synuar," përsëriti policia në një postim X.
Lini një Përgjigje