TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Dhjetor 2024, 13:45

Vendi që “fle” mbi triliona dollarë flori

Shkruar nga Pamfleti
Vendi që “fle” mbi triliona dollarë flori
Nayib Bukele

Presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele, iu drejtua qytetarëve në një takim dhe përsëriti pretendimet se ky vend i Amerikës Qendrore “fle” mbi flori, i cili është një potencial i madh që ende nuk është shfrytëzuar.

Gjatë fjalimit para turmës, Bukele tha se El Salvador është i vetëdijshëm se natyra duhet të mbrohet, por se disa procese mund të ndodhin pa pasur nevojë të shkatërrohet natyra.

“Ne jemi i vetmi vend që ndalon gërmimet dhe minierat. As Hondurasi, Guatemala, SHBA-ja, Evropa nuk janë plot me miniera.

Ne do të donim të kishim pjesë të vendit që do të duken si Katari. Si mendoni se Katari arriti atje? Ata janë në shkretëtirë”, tha Bukele, duke aluduar sesi duhet të shfrytëzohen burimet.

Ai u tha qytetarëve gjithashtu se minierat nuk do të ndikojnë në jetën e tyre.

“E di që duhet ta zhvillojmë vendin.

Minierat janë më pak se 1 për qind e territorit. Nuk janë pranë shtëpive tona. Kjo nuk do të shqetësojë askënd”, tha ai.

Më pas, ai foli për rezervat e arit që El Salvadori posedon potencialisht.

“Rezervat e mundshme të arit që ka El Salvadori vlerësohen në tre trilion dollarë. Kjo është më shumë se 8000 për qind e GDP-së.

Ky është vetëm ar. Sipas studimeve të para, ne gjetëm edhe minerale për revolucionin e katërt industrial. Këto janë kobalti, nikeli, litium”, tha ai.

Pak ditë më parë, Nayib Bukele publikoi një hartë që tregon depozitat e mundshme të arit.

El Salvador ndodhet në një nga sektorët më të pasur me burime minerale falë aktivitetit vullkanik.

Studimet e kryera në vetëm 4 për qind të zonës së mundshme kanë identifikuar 50 milion ons ar, që sot vlerësohet në 131 miliardë dollarë amerikanë, ekuivalente me 380 për qind të produktit të brendshëm bruto (GDP).

nayib bukele

Lini një Përgjigje