TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Dhjetor 2024, 14:39

Ligji ushtarak në Korenë e Jugut, një lëvizje e fshehtë e SHBA-së për të provokuar luftë me veriun komunist?

Shkruar nga Federico Giuliani
Ligji ushtarak në Korenë e Jugut, një lëvizje e fshehtë
Yoon Suk Yeol /

Mungojnë ende disa pjesë të enigmës. Për shembull, kush e këshilloi Yoon të firmoste hyrjen në fuqi të ligjit ushtarak? Shumë zyrtarë të partisë së tij, thanë se nuk ishin informuar për këtë akt ekstrem. Po a dinin gjë Shtetet Bashkuara, aleatët e fortë të Koresë së Jugut dhe të presidentit të saj?

Një vështrim krenar, buzëqeshje e zbehtë me një shprehje vetëkënaqësie. Fytyra enigmatike e Yoon Suk Yeol e dominoi kopertinën e edicionit ndërkombëtar të revistës Newsweek të 15 nëntorit. E përjavshmja amerikane, i kushtoi një pjesë të madhe të atij numri “të vërtetave të fshehura” të presidentit të Koresë së Jugut.

Në artikull shpjegohej se “problemi më i madh” për Yoon nuk ishte Koreja e Veriut, por partitë opozitare në Seul. “Qeveritë e mëparshme, kishin frikë nga politikat jopopullore. Ato i druheshin humbjes së zgjedhjeve, ndaj e vonuan dhe shtynë atë që duhej bërë më parë.

Por tani nuk ka më kohë. Nuk mund t’i shtyjmë përgjithmonë punët që duhen bërë. Duhet të kryejmë reforma strukturore në nivel kombëtar”- shpjegonte Yoon, një anëtar me peshë i Partisë së Pushtetit Popullor (PPP). Dhe pa kaluar as një muaj nga këto deklarata, kreu i shtetit jugkorean shpalli ligjin ushtarak në mbarë vendin për të çrrënjosur “forcat e Koresë së Veriut” dhe “mbrojtur rendin kushtetues”.

Yoon e akuzoi opozitën, të udhëhequr nga Partia Demokratike Koreane (DPK) - e cila në zgjedhjet e fundit parlamentare të prillit siguroi shumicën brenda Asamblesë Kombëtare, parlamentin e vendit - për paralizim të qeverisë dhe për simpati ndaj regjimit komunist të Phenianit. Arsyeja zyrtare? Një çështje e politikës së brendshme.

Një grusht i fortë dhe më pas tërheqje: Dita absurde e Yoon

Lëvizja e fortë e ndërmarrë nga Yoon për të ndëshkuar DPK-në, e cila deri më tani kishte bllokuar çdo reformë të tentuar nga PPP, u dukej të ishte proporcionale. Në një ditë të vetme, Seuli kaloi orë të tensionuara me helikopterë ushtarakë që fluturonin në qiell, tanket dhe ushtarët që patrullonin nëpër rrugë, me protesta të ashpra dhe akuza politike shumë të rënda.

Kreu i ushtrisë, Park An Su, u emërua komandant i ligjit ushtarak për të trajtuar një situatë paradoksale. Cilat ishin lëvizjet e tij të para? Ndalim total i veprimtarisë parlamentare dhe partive politike. Me pak fjalë, për disa orë u duk dikur Koreja e Jugut, shtëpia e markave LG dhe Samsung, e grupeve si K-Dramas dhe K-Pop, ishte në prag të përfundimit nën kontrollin e disa gjeneralëve, duke ringjallur gabimet nga e kaluara (jo shumë e largët).

Por në vend të kësaj, ndërsa jashtë Asamblesë Kombëtare (parlamentit), qytetarët kërkonin heqjen e ligjit ushtarak dhe ushtria, nga brenda ai deklaroi se do të zbatonte dispozitat e veçanta të miratuara nga presidenti i Koresë së Jugut, në zemër të ndërtesës më të rëndësishme në vend.

Por parlamenti e hodhi poshtë masën e Yoon. Kundërshtimi erdhi si nga politikanët e opozitës, ashtu edhe nga ata të shumicës, përfshirë ata nga kampi ku bën pjesë edhe vetë Yoon. Udhëheqësi i PPP në Asamblenë Kombëtare, Choo Kyung Ho, shpjegoi për mediat se ai nuk ishte informuar për qëllimin e Yoon për të shpallur gjendjen ushtarake, dhe se ai kishte mësuar për këtë “përmes lajmeve”. Por si filloi gjithçka, ashtu edhe përfundoi.

Ushtarët u rikthyen në kazermat e tyre, dhe Yoon u tërhoq nga lëvizja e tij e fortë. Megjithatë, i bëri thirrje Asamblesë që “t’i japë menjëherë fund akteve të pamatura, siç janë nismat e përsëritura për shkarkimin e tij, manipulimet legjislative dhe sabotimet e buxhetit të shtetit, të cilat po paralizojnë funksionet e shtetit”.

A ka ndodhur vërtet kështu?

Këto janë faktet zyrtare që janë raportuar. Por a mund ta reduktojmë vërtet të gjithë këtë ngjarje të rëndë, në një tekë të presidentit Yoon? Ka disa elementë që na shtyjnë të bëjmë disa reflektime. Para së gjithash, raporti i Newsweek (një gazetë me lidhje të forta në shërbimet sekrete amerikane) kushtuar liderit të Koresë së Jugut disa javë më parë, përkon me një periudhë interesante, për të thënë minimumin.

Për më tepër, në atë intervistë Yoon nënvizonte se programi i tij i reformave të brendshme (në lidhje me çështjet shëndetësore, ekonomike dhe sociale) ishte po aq i rëndësishëm sa situata gjithnjë e më e tensionuar me Korenë e Veriut. Pra në thelb, presidenti i Jugut la të kuptohej mes rreshtave, se dikush në radhët e opozitës që nuk kishte ndërmend të bashkëpunonte për të mirën e Seulit.

Se dikush akuzohej se ishte në listën e pagesave të Koresë së Veriut. Deklaratat e Yoon, u përqendruan kryesisht në çrrënjosjen e forcave të supozuara pro Phenianit nga Koreja e Jugut si dhe të komunizmit. Megjithatë, fakti është se nuk ka asnjë provë të qartë dhe të prekshme të ndonjë marrëveshjes së fshehtë të Koresë së Veriut me opozitën e Koresë së Jugut, dhe as të një kryengritjeje të mundshme të orkestruar nga Pheniani.

Këshilltarë të këqij

Mungojnë ende disa pjesë të enigmës. Për shembull, kush e këshilloi Yoon të firmoste hyrjen në fuqi të ligjit ushtarak? Shumë zyrtarë të partisë së tij, thanë se nuk ishin informuar për këtë akt ekstrem. Po a dinin gjë Shtetet Bashkuara, aleatët e fortë të Koresë së Jugut dhe të presidentit të saj?

“Shtetet e Bashkuara nuk u njoftuan paraprakisht për këtë lëvizje. Ne jemi shumë të shqetësuar nga zhvillimet që po shohim në terren!”- thuhet në një deklaratë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë. Pra ngritje supesh edhe nga Uashingtoni.

Por a veproi vërtet Yoon me vullnetin e tij të lirë, duke u përballur me pasoja politike shumë serioze? Duke pasur parasysh situatën jashtëzakonisht të tensionuar në Gadishullin Korean, mbeten shumë dyshime. E sigurt është se nga Koreja e Veriut e drejtuar nga Kim Jong Un -it nuk pati asnjë shqetësim.

Nga Pheniani nuk doli asnjë deklaratë kërcënuese, edhe pse do të ketë vëzhguar me shumë interes atë që ndodhi në Seul.  Po sikur ligji ushtarak të ketë qenë një kurth i krijuar nga ndonjë këshilltar (i huaj...) i Yoon për ta nxitur Kim të hidhte disa hapa të rremë, në mënyrë që të kishte një pretekst për të larë hesapet me veriun komunist, njëherë e përgjithmonë?

Për më tepër, Donald Trump - që mund të takojë sërish mikun e tij të vjetër Kim - do të marrë detyrën në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar. Nga tani e deri në atë moment, kushedi nëpër botë mund të shpërthejnë shumë kriza të tjera.../Përshtati Pamfleti nga “Il Giornale”

ligji ushtarak korea e jugur shba veriu komunist

Lini një Përgjigje