TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Tetor 2025, 11:14

Ekzekutohet presidenti i ekipit qipriot të futbollit, u qëllua në sy të të birit pranë shtëpisë

Shkruar nga Pamfleti
Ekzekutohet presidenti i ekipit qipriot të futbollit, u qëllua në
Stavros Demosthenous

Biznesmeni i njohur qipriot dhe presidenti i ekipit të futbollit “Karmiotissa”, Stavros Demosthenous, është vrarë në një atentat mafioz në qytetin e Limasolit.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, autorët e kanë ndjekur Demosthenous dhe kanë hapur zjarr ndaj tij në lëvizje. Sulmuesit, që dyshohet se ishin profesionistë dhe të informuar për lëvizjet e viktimës, u siguruan që ai të ishte i vdekur përpara se të largoheshin nga vendngjarja.

Pak minuta pas krimit, në një zonë tjetër të Limasolit u gjet një makinë e djegur, që mendohet se është përdorur nga autorët për t’u larguar.

Hetimet kanë nisur menjëherë, me pistën kryesore që shqyrton një lidhje të mundshme të vrasjes me aktivitetet e dyshimta të basteve sportive.

Klubi i Karmiotissa, i drejtuar nga Demosthenous, ka qenë më parë objekt hetimesh nga UEFA për dyshime të përsëritura për trukime ndeshjesh.

Sipas informacioneve nga policia qipriote, autorët e krimit ishin dy, ata po udhëtonin me një furgon të vjedhur dhe sapo 49-vjeçari doli nga dera e shtëpisë, ata e qëlluan.

Djali i tij e futi në makinë dhe u përpoq ta çonte në spital. Megjithatë, gjatë rrugës, Demosthenousi vdiq dhe makina u përplas me makina të tjera në autostradë, prandaj fillimisht informacioni thoshte se ai u vra në makinën e tij me të birin pranë tij.

stavros demosthenous

Lini një Përgjigje