TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Prill 2023, 21:02

Dyshohet se nxori dokumentet sekrete të Pentagonit, arrestohet 21-vjeçari amerikan

Shkruar nga Pamfleti

Dyshohet se nxori dokumentet sekrete të Pentagonit, arrestohet

FBI ka arrestuar 21-vjeçarin, Jack Teixeira si personi i cili nxori dokumentet sekrete ushtarake të SHBA, që kanë trazuar politikën ndërkombëtare.

“New York Times” raportoi se ai punon në krahun e inteligjencës së Gardës Kombëtare, ndërsa zbulohet se ai ishte në një grup privat në internet të quajtur “Thug Shaker Central” ku kryesisht të rinj dhe adoleshentë bashkoheshin për të diskutuar mbi “armët dhe videolojërat” ndër të tjera.

Më pas pati një reagim nga Byroja Federale e Hetimeve (FBI). “Që nga fundi i javës së kaluar, FBI-ja ka ndjekur në mënyrë agresive pistat hetimore dhe arrestimi i sotëm ilustron angazhimin tonë të vazhdueshëm për identifikimin, ndjekjen dhe mbajtjen përgjegjës të atyre që tradhtojnë besimin e vendit tonë dhe vënë në rrezik sigurinë tonë kombëtare”, thuhet në deklaratë.

Më herët Prokurori i Përgjithshëm, Merrick Garland ndau një deklaratë të shkurtër duke thënë se Teixeira u arrestua në lidhje me pretendimin e “marrjes dhe publikimin e paautorizuar” të informacionit të klasifikuar të mbrojtjes.

Informacionet e zbuluara përfshijnë të dhëna mbi dobësitë e mundshme në mbrojtjen e Ukrainës, si dhe numrin e forcave speciale të Mbretërisë së Bashkuar që dyshohet se janë aktive në vend.

Dokumentet sekrete rrezikojnë të prishin raportet e SHBA me aleatët e saj. Pasi nëse ato vrëtetohen se janë autentike do të thotë se Uashingtoni ka përgjuar aleatët. 

Ndërkohë janë publikuar në media pamjet e arrestimit të 21-vjeçarit Jack Teixeira, ai ishte identifikuar nga The New York Times përpara arrestimit të tij të enjten si drejtuesi i grupit online ku u postuan dokumentet e klasifikuara.

dokumentet sekret pentagon

Lini një Përgjigje