
Një ditë përpara vendimit përfundimtar të gjykatës mbi kushtetutshmërinë e ligjit të pensioneve, një raund i ri demonstratash po zhvillohet në të gjithë Francën mbi planet e qeverisë për të rritur moshën e pensionit nga 62 në 64 vjeç,
Të enjten, protestuesit në Paris u futën me forcë në selinë e gjigantit luksoz të veshjeve LVMH , ditën kur aksionet e kompanisë e cila zotëron marka të tilla si Louis Vuitton dhe Moët, arritën në një nivel rekord.
"Nëse Macron dëshiron të gjejë para për të financuar sistemin e pensioneve, ai duhet të vijë këtu për t'i gjetur ato," i tha Fabien Villedieu, një udhëheqës sindikatash, jashtë ndërtesës së LVMH.
Shpërthime të shumta kanë ndodhur gjatë gjithë ditës.
Policia ndaloi një protestë përpara Këshillit Kushtetues, ekuivalenti francez i gjykatës supreme amerikane, i cili do të japë një vendim të shumëpritur mbi vlefshmërinë e ligjit të reformës së pensioneve të premten. Një ndalim i protestave në zonë është në fuqi nga mbrëmja e së enjtes deri në mëngjesin e së shtunës sipas kohës lokale.
Ekipet e CNN në terren dëshmuan protestuesit që u përfshinë në përleshje intensive me policinë ndërsa u hodhën bomba tymi, predha dhe gaz lotsjellës, përpara se një grup të niste flakët e kuqe jashtë ndërtesës së gjykatës.

Dhuna shpërtheu gjithashtu në “Place de la Bastille” të Parisit, ndërsa policia u përlesh me protestuesit e zemëruar.
"Të paktën një mijë individë radikalë të pranishëm në ballë të zonës së demonstratave u përpoqën në disa raste të kryenin akte dhune përgjatë rrugës dhe të pengonin përparimin e qetë të demonstratës," tha një zëdhënës i policisë së Parisit.
Deri në 600,000 njerëz pritej të dilnin në rrugë në të gjithë Francën për protestat e fundit. Policia kishte pritur sulme të mëtejshme të dhunshme që kanë qenë një tipar i dukshëm, i protestave në të gjithë Francën gjatë dy muajve të fundit.
Ndërkohë presidenti i Francës Emmanuel Macron argumenton se reformat janë thelbësore për të frenuar financat publike dhe ka qëndruar i palëkundur, këtë javë duke thënë se "vendi duhet të vazhdojë të ecë përpara".
Lini një Përgjigje