
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Bosnje dhe Hercegovinë i ka quajtur të papërgjegjshëm deklaratat e Milorad Dodik për shkëputje të Republikës Srpska.
"Retorika separatiste e Milorad Dodik dhe kërcënimet për t'u shkëputur nga Bosnja dhe Hercegovina përbëjnë veprime anti-Dayton që janë të papërgjegjshme, të rrezikshme dhe të dëmshme për integrimin e BiH në institucionet euro-atlantike," shkroi ambasada.
Në deklaratën e saj ambasada theksoi se në Kushtetutën e Bosnjë-Hercegovinës thuhet qartë, se asnjë njësi tjetër nënadministrative nuk ka të drejtë të shkëputet dhe se SHBA nuk do të qëndrojë duarkryq ndërkohë që Milorad Dodik kërkon të nxisë një konflikt të ri në Bosnje-Hercegovinë.
“Siç kanë bërë për tridhjetë vjet, Shtetet e Bashkuara do të ngrihen për të mbrojtur integritetin territorial, sovranitetin dhe karakterin multi-etnik të Bosnjë dhe Hercegovinës. Retorika dhe kërcënimet e Milorad Dodik janë një përpjekje për të shkëputur vëmendjen nga problemet reale me të cilat përballen qytetarët e Republikës Srpska: fushata e vazhdueshme për heqjen e pushtetit të lirive themelore, dështimin për të zgjidhur problemin e rritjes së çmimeve të ushqimit, akomodimit dhe transportit dhe përpjekjet e vazhdueshme po rëndojnë të ardhmen e Republikës Srpska me një hipotekë përmes huamarrjes së papërgjegjshme nga qeveria”, thuhet në reagimin e SHBA-së.
Për sa i përket kërcënimeve të Milorad Dodik për ndërprerjen e bashkëpunimit me NATO-n, ambasada solli në kujtesë Ligjin për Mbrojtjen, e vitit 2005 që i detyron autoritetet shtetërore të kryejnë aktivitetet e nevojshme për anëtarësimin e Bosnjës dhe Hercegovinës në NATO.
“Kjo përfshin mbajtjen e një partneriteti dhe bashkëpunimi të fortë me NATO-n. Milorad Dodik nuk ka autoritetin për të pezulluar ose ndryshuar në mënyrë të njëanshme këtë apo ndonjë ligj tjetër”, përfundoi Ambasada Amerikane.
Lini një Përgjigje