Norvegjia ka vendosur të dëbojë 15 diplomatë rusë pasi akuzohen se kanë kryer spiunazh për Moskën nga ambasada në Oslo. Ministrja e Jashtme e vendit, Anniken Huitfeldt tha në një konferencë shtypi sot se "aktivitetet e tyre përbënin kërcënim për Norvegjinë".
Huitfeldt tha se ministria i ka ndjekur aktivitetet e tyre vazhdimisht, duke shtuar se ato ishin rritur që nga pushtimi i Ukrainës.
“Oficerët në fjalë të cilët përbëjnë gati një të tretën e diplomatëve të akredituar në Norvegji duhet të largohen së shpejti, shtoi ministri i jashtëm”, tha ministrja. Ndërkohë agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS tha se Moska do të përgjigjet ndaj dëbimeve, por nuk dha detaje të mëtejshme.
Norvegjia, anëtare e NATO-s, ndan një kufi me Rusinë në Arktik. Ministrja Huitfeldt tha se ishte shumë herët për të thënë nëse dëbimet do të ndikonin në transferimin e kryetarit të radhës të Këshillit Arktik. Moska aktualisht mban kreun por që më 11 maj pritet që ta marrë Norvegjia.
Lini një Përgjigje