TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Prill 2023, 19:59

Dokumentet sekrete të SHBA nxorën zbuluar Serbinë, Vuçiç tenton t’i justifikohet Rusisë: Nuk kemi dërguar armatime në Ukrainë

Shkruar nga Pamfleti

Dokumentet sekrete të SHBA nxorën zbuluar Serbinë,

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç është munduar të hedhë poshtë vërtetësinë e dokumenteve sekrete të SHBA, që tregonin se Beogradi kishte rënë dakord që të furnizonte me armë dhe ndihma Ukrainën.  

Vuçiç ka këmbëngulur se Serbia nuk i ka shitur kurrë armë apo municione Ukrainës dhe se kurrë nuk do ta bënte një gjë të tillë.

“Serbia nuk ka eksportuar armë në Ukrainë dhe nuk do e bëjë këtë. Nuk ka dhe nuk do të eksportojë armë apo municione as në Rusi. Nuk ka asnjë dokument që mund ta vërtetojë këtë”, tha Vuçiç.

Ai shtoi gjithashtu se ishte “mjaft i sigurt” se municionet serbe do të shfaqeshin në fushën e betejës në Ukrainë, pasi të ishin eksportuar në Turqi, Spanjë dhe Republikën Çeke më herët.

Kujtojmë se në një nga dokumentet e zbuluar të Pentagonit, i cili mbante datën 2 mars, thoshte se Serbia, e cila ka refuzuar të sanksionojë Rusinë për pushtimin e Ukrainës, ka rënë dakord të furnizojë me armë Kiev dhe mund t'i ketë dërguar ato tashmë. Në dokument thuhej gjithashtu se Serbia nuk pranoi të ofrojë trajnime për forcat ukrainase.

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Milos Vuçeviç hodhi poshtë të mërkurën raportet se Beogradi ka rënë dakord të furnizojë me armë Kievin ose se i ka dërguar ato tashmë. Duke e quajtur informacionin “të pavërtetë”.

Serbia nuk i shet armë, as nuk do t'i shesë armë palës ukrainase apo ruse, as vendeve që e rrethojnë atë konflikt”, tha ai.

vuçiç putin dokumentet sekrete

Lini një Përgjigje