Presidenti Donald Trump ka zbuluar një tjetër detaj dramatik nga operacioni ushtarak që çoi në kapjen e Nicolás Maduro-s në zemër të Karakasit, duke e përshkruar natën e sulmit si një demonstrim absolut të superioritetit ushtarak amerikan.
Në konferencën e mbajtur sot, Trump tha: “Ishte errësirë, dritat e Karakasit u fikën në pjesën më të madhe falë një eksperience të veçantë që kemi ne. Dhe ishte vdekjeprurëse.”
Ai theksoi se asnjë vend në botë nuk do të kishte mundur të kryente atë që SHBA realizoi në një kohë kaq të shkurtër, duke paralizuar tërësisht kapacitetet ushtarake të Venezuelës dhe duke kapur Maduro-n në mesnatë, pa viktima dhe pa humbje materiale nga ana amerikane.
“Në bashkëpunim me forcat tona të zbatimit të ligjit dhe ushtrinë, ne arrestuam Maduro-n me sukses, në terrin total. Kjo është ajo që Amerika mund të bëjë”, deklaroi presidenti, duke lavdëruar personelin e përfshirë në operacion si “njerëz të jashtëzakonshëm që e realizuan misionin në mënyrë të përsosur”.
Deklarata e tij shton intensitetin e narrativës që po ndërton Uashingtoni rreth kësaj ndërhyrjeje, një aksion i stilit kirurgjikal, i motivuar jo vetëm politikisht, por edhe strategjikisht, në një nga vendet më të pasura me naftë në botë.
Lini një Përgjigje