TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Janar 2026, 17:51

Trump mesazh mbështetësve të Maduros: Të gatshëm për një valë të dytë sulmi, shumë më të madhe

Shkruar nga Pamfleti

Trump mesazh mbështetësve të Maduros: Të gatshëm

Presidenti Donald Trump ka dhënë detaje të reja nga sulmi ushtarak i natës së kaluar në Venezuelë, duke e përshkruar operacionin si një ndër më të sofistikuarit dhe më të suksesshmit në historinë ushtarake amerikane. Në deklaratën e bërë në Mar-a-Lago, ai ka zbuluar se gjatë ofensivës, “dritat e Karakasit u fikën në mënyrë të koordinuar përmes një eksperience të veçantë që kemi ne”, duke e përshkruar ambientin si “të errët dhe vdekjeprurës”.

Nëse do të kishit parë çfarë pashë unë mbrëmë, do të ishit të mahnitur,” tha Trump, duke shtuar se ndonëse pamjet nuk do të bëhen publike menjëherë, ajo që ndodhi ishte “diçka e jashtëzakonshme për t’u parë”.

Ai nënvizoi se nuk pati asnjë viktimë mes forcave amerikane dhe asnjë humbje pajisjesh ushtarake, duke e konsideruar këtë si një nga operacionet më të pastra në historinë e ndërhyrjeve të SHBA-së.

Por paralajmërimi më i rëndësishëm erdhi më pas: “Jemi të gatshëm për të ndërmarrë një valë të dytë sulmesh – dhe këtë herë, shumë më të madhe – nëse do të jetë e nevojshme.”

Trump tha se planifikimi ushtarak kishte parashikuar që një valë e dytë mund të kërkohej, por efikasiteti i operacionit të parë ishte aq i lartë, sa që ndoshta nuk do të jetë e nevojshme.

“Megjithatë,” shtoi ai, “ne jemi gati për valën e dytë – një valë shumë më të madhe.”

Kjo deklaratë sinjalizon se SHBA po mban ende gjendje gatishmërie të lartë dhe se, pavarësisht suksesit të parë, asgjë nuk është përfundimtare për stabilitetin në Venezuelë. Situata mbetet e tensionuar, ndërsa forcat amerikane dhe komponentët e administrimit të përkohshëm po konsolidojnë kontrollin në terren.

Lini një Përgjigje