
Sy dhe veshë të izoluar, momente nga transportimi i Maduros drejt SHBA
Presidenti Trump ka publikuar për herë të parë një fotografi nga momenti i arrestimit të Nicolás Maduro-s, liderit tashmë të rrëzuar të Venezuelës.
Në imazh, ai shihet me duart e lidhura me pranga, me një shishe uji në dorë, syze të zeza bllokuese dhe kufje që izolojnë zërin, një teknikë standarde për të neutralizuar perceptimin e të ndaluarit gjatë transportit.
Maduro ndodhet një ambient të mbyllur të një luftanijeje amerikane, e cila sipas autoriteteve në Washington, është në rrugë drejt Nju Jorkut. Atje, ai pritet të përballet me akuza zyrtare të ngritura më parë nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë për narco-terrorizëm, trafik ndërkombëtar droge dhe korrupsion të nivelit të lartë.
Fotografia, e cila duket se është bërë pak pas arrestimit, përfaqëson një moment historik dhe simbolik për Amerikën Latine: fundin e një epoke të gjatë autoritarizmi chavist dhe fillimin e një tranzicioni të ri, ende të paqartë.
Pamja e Maduro-s, i izoluar dhe i pajisur me kufje dhe syze bllokuese, tregon nivelin e lartë të sigurisë dhe kontrollit që po zbatohet gjatë këtij operacioni. Për opozitën dhe diasporën venezuelane, imazhi përfaqëson një çlirim të shumëpritur; për mbështetësit e mbetur të regjimit, është një goditje e fortë morale dhe politike.
Në SHBA, presidenti Trump ka deklaruar se "po merren vendime për të ardhmen e udhëheqjes së Venezuelës", ndërkohë që emri i Maria Corina Machado përmendet gjithnjë e më shumë si figurë tranzicioni. Ndërkohë, asnjë informacion nuk është dhënë për vendndodhjen e bashkëshortes së Maduro-s, Cilia Flores.
Ai s'është Madhuri,por një fotomontazh.Maduro mban në dorë një unazë rrethi të trashë,flokët i ka të zinj...dhe...po të ishte kapur vërtet...Do t'a jepnin me video,siç dhanë Adamin,që i treguan dhe dhëmbët e krimbur që kishte në gojë...2.Në statusin e mëngjesit të sotëm Trump tha që është nisur me avion drejt Nji Jorkut,kurse në konferencën për shtyp tani tha se e kemi hipur në anije bashkë me të shoqen drejt Nji Jorkut...Në të besoj?!1.U nis me avion apo me anije?!2.Pse u kanë vënë syze?!... Syzet vihen për të mos u identifikuar...pra është foto fake dhe kapja e tij... duhet parë me rezerva...