TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Janar 2026, 16:24

Sulmet e SHBA në Venezuelë, reagon Kina: Jemi të tronditur!

Shkruar nga Pamfleti

Sulmet e SHBA në Venezuelë, reagon Kina: Jemi të tronditur!

Arrestimin e presidentit Nicolás Maduro, shteti kinez e ka cilësuar si shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Kina ka dënuar me forcë sulmet ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Venezuelë.

Arrestimin e presidentit Nicolás Maduro, shteti kinez e ka cilësuar si shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Ministria e Jashtme e Kinës deklaroi sot se Pekini është “thellësisht i tronditur” dhe “dënon fuqishëm” përdorimin e hapur të forcës nga SHBA-ja kundër një shteti sovran dhe veprimet e ndërmarra ndaj presidentit të Venezuela, Nicolas Maduro.

Sipas deklaratës zyrtare, Kina vlerëson se sjellja e SHBA-së përbën një shkelje serioze të së drejtës ndërkombëtare, cenon sovranitetin e Venezuelës dhe kërcënon paqen dhe sigurinë në Amerikën Latine dhe Karaibe.

Ndërkohë Ministria e Jashtme e Kinës dhe Ambasada kineze në Venezuelë u kanë bërë thirrje shtetasve kinezë të mos udhëtojnë drejt vendit, duke përmendur një përkeqësim të ndjeshëm të kushteve të sigurisë.

 

Lini një Përgjigje