TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Janar 2026, 15:54

“Besnikët e Maduros do të kenë një të ardhme aspak të mirë”, Trump: Jemi duke vendosur për udhëheqjen e re të Venezuelës

Shkruar nga Pamfleti

“Besnikët e Maduros do të kenë një të ardhme

Presidenti amerikan Donald Trump ka konfirmuar sot se administrata e tij po merr vendime të menjëhershme për udhëheqjen e re të Venezuelës, pas rrëzimit të Nicolás Maduro-s. Në një intervistë për Fox News, Trump deklaroi se kushdo që zgjedh të mbetet besnik ndaj Maduro-s “ka një të ardhme shumë të keqe”, duke paralajmëruar pasoja të rënda për figurat e mbetura të regjimit chavist.

Ai bëri të ditur se vëmendja e Uashingtonit është e përqendruar aktualisht tek opozita dhe në veçanti tek Maria Corina Machado, një nga zërat më të ashpër kundër regjimit të kaluar dhe e ndaluar për vite me radhë të garonte në zgjedhje. Machado shihet si një emër i mundshëm për të udhëhequr vendin në tranzicion.

Trump zbuloi gjithashtu se Nicolás Maduro dhe bashkëshortja e tij ndodhen në një luftanije amerikane dhe janë duke u transportuar drejt Nju Jorkut, ku përballen me aktakuza të ngritura më herët nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, përfshirë akuza për narco-terrorizëm dhe trafik ndërkombëtar droge. Arrestimi dhe ekstradimi i tyre për në SHBA është konfirmuar si pjesë e një operacioni të gjerë ndërkombëtar.

Presidenti amerikan shtoi se SHBA do të përfshihet fuqimisht në industrinë e naftës së Venezuelës, një sektor që prej vitesh ka qenë në krizë për shkak të keqmenaxhimit dhe sanksioneve ndërkombëtare. Ai nuk dha detaje të mëtejshme mbi format e përfshirjes, por nënvizoi se ky sektor është jetik për rindërtimin ekonomik të vendit.

Duke folur për operacionin ushtarak që çoi në rrëzimin dhe arrestimin e Maduro-s, Trump konfirmoi se pati disa të plagosur në radhët e forcave amerikane, por nuk ka pasur viktima. Ai shtoi se do të mbajë një konferencë zyrtare për shtyp në orën 11:00, ku pritet të japë më shumë informacion mbi planin për të ardhmen politike të Venezuelës dhe hapat e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara në rajon.

 

Lini një Përgjigje