Liderja e opozitës në Venezuelë dhe njëkohësisht fituesja e Çmimit Nobel për Paqen, Marina Corina Machado ka shprehur gatishmërinë për të marrë në dorë drejtimin e Venezuelës, pas arrestimit të Maduros.
Në reagimin e saj ajo shprehet: “Do të sjell rend dhe demokraci, do të liroj të burgosurit politikë. Ky është momenti për qytetarët. Ata prej nesh që rrezikuan gjithçka për demokracinë më 28 korrik. Ata prej nesh që e zgjedhën Edmundo Gonzalez Urrutia si president të ligjshëm të Venezuelës, i cili duhet të marrë menjëherë detyrën e tij kushtetuese dhe të njihet nga të gjithë oficerët dhe ushtarët e tij si Komandant Suprem i Forcave të Armatosura Kombëtare.”
Presidenti Donald Trump deklaroi se SHBA-të do të shqyrtojnë mundësinë që Maria Corina Machado të marrë drejtimin e Venezuelës.
“Do të vlerësojmë nëse Machado mund ta udhëheqë vendin”, tha ai.
Lini një Përgjigje