TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Nëntor 2023, 12:45

Deklarata e Zelenksyt për luftë në Ballkan, habit Presidenti i KE: Nuk përjashtohet si mundësi

Shkruar nga Pamfleti

Deklarata e Zelenksyt për luftë në Ballkan, habit Presidenti i

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka reaguar pas një deklarate të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenksy, që alarmoi se Rusia po planifikon luftë të re e në rrezik është Ballkani.

Gjatë një vizite të Michel në kryeqytetin e Kroacisë për bisedime mbi agjendën strategjike të zgjerimit të këtyre vendeve, me kryeministrat e vendit pritës të Maltës, Polonisë dhe Italisë, ai është ndalur dhe tek deklarata e presidentit ukrainas.

I pyetur nëse sheh një kërcënim të Rusisë për një konflikt të ri në Ballkanin Perëndimor për të larguar vëmendjen nga lufta e saj në Ukrainë, siç dhe Zelensky deklaroi, Michel tha se nuk përjashtohet si mundësi.

“Nuk mund të përjashtojmë tundimet e Rusisë apo edhe të tjerëve që të përpiqen të ndërhyjnë, të përpiqen të ndikojnë dhe kjo është arsyeja pse jemi absolutisht të bindur se përparimi në rrugën e BE-së është vërtet i rëndësishëm për të krijuar stabilitet dhe për t’u siguruar që ky rajon do të jetë paqësor”, tha Michel.

 

zelensky lufte ballkan president i ke

Lini një Përgjigje