Forcat e mbrojtjes kanë publikuar pamjet ku pretendojnë se shfaqet kalimi i nëndheshëm i përdorur nga militantët e Hamasit poshtë qendrës më të madhe shëndetësore në Gaza.
Pamjet, me të cilat Izraeli përpiqet të justifikojë operacionin ushtarak në spitali ku janë të bllokuar mijëra pacientë dhe palestinezë të shpërngulur, nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur. Ushtria njoftoi gjithashtu se kishte gjetur edhe një automjet me një numër të madh municionesh.
Drejtori i spitalit të Al-Shifës thotë se qindra paciente të cilët gjenden ende në strukturë ulërasin nga etja, teksa rezervat e oksigjenit dhe ujit kanë shteruar.
“Dritë në fund të tunelit”? Negociatori mes Izraelit dhe Hamasit: Shpresojmë për një marrëveshje brenda javës për lirimin e pengjeve
Gjendet e pajetë pranë spitalit Al-Shifa një nga pengjet e Hamasit
Në Gaza nuk ka më asnjë vend të sigurt dhe pas thirrjeve për evakuim nga veriu qytetarët në jug u paralajmëruan të largoheshin nga 4 fshatra në Khan Junis.
OKB paralajmëron se civilët po rrezikojnë të vdesin nga uria. Sakaq Izraeli bëri të ditur se kishte gjetur trupat e dy pengjeve pranë Al Shifës, Yehudit Ueiss, një 65 vjeçare e prekur nga kanceri dhe një pjesëtare e forcave të mbrojtjes, Noa Marciano.
Për televizionin CBS, kryeministri Benjamin Netanjahu se informacione amerikane të inteligjencës sugjeronin se shumë prej pengjeve mbaheshin në spital, por se ishin zhvendosur teksa IDF mësyu strukturën.
Për herë të parë Netanjahu e pranoi se përpjekjet e tij për të reduktuar minimalisht viktimat nuk kanë pasur sukses. Paralelisht me operacionin ushtarak në Gaza, tensionet janë në qiell edhe në Bregun Perëndimor ku 3 palestinezë u vranë në një sulm me dronë të Izraelit në kampin e refugjatëve të Jenin.
Tel Avivi tha se kishte ekzekutuar edhe tre persona të armatosur që kishin hapur zjarr në një postbllok pranë Jeruzalemit.
Lini një Përgjigje