TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Nëntor 2023, 10:11

Incident në Moldavi, presidenti austriak kafshohet nga qeni

Shkruar nga Pamfleti

Incident në Moldavi, presidenti austriak kafshohet nga qeni

Gjatë vizitës së Presidentit të Austrisë, Alexander Van der Bellen në Moldavi ka nodhur një incident i vogël. Presidenti austriak u kafshua në dorë nga qeni i homologes së tij moldave, Maya Sandu.

Dy liderët po bënin një shëtitje në kopshtin e rezidencës presidenciale në Kishinau, kur presidenti austriak tentoi të përkëdhelte qenin e presidentes moldave, i cili mbahej nga një person i sigurisë. Kondruch, siç është emri i qenit të presidentit moldav, reagoi dhe kafshoi dorën e Va nder Bellen.

Presidentja e Moldavisë Maya Sandu i kërkoi falje homologut të saj austriak për incidentin fatkeq, duke pasur parasysh se qeni ishte frikësuar nga prania e të huajve. Në një takim të mëvonshëm me kryetarin e parlamentit, Alexander Van der Bellen u shfaq me një fashë në dorën e dëmtuar.

incident në moldavi

Lini një Përgjigje