TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Nëntor 2023, 09:14

Serbia, aty ku Rusia kandidon zyrtarisht në zgjedhjet e dhjetorit

Shkruar nga Pamfleti

Serbia, aty ku Rusia kandidon zyrtarisht në zgjedhjet e dhjetorit

Në këto zgjedhje Rusia është edhe zyrtarisht subjekt elektoral. Një parti politike quhet “Lista Ruse” e kërkon të marrë pushtetin në kryeqytetin e Serbisë- Beograd.

Shpesh Edi Rama e ka ngritur në qiell Beogradin, por edhe vetë Aleksandër Vuçiçin për të ashtuquajturat lëvizje të distancimit nga Rusia. Por aq distancohet Serbia nga Rusia, sa Moska heq dorë nga shteti që e krijoi me duart e veta.

Në Serbi po ndodh një fushatë e ethshme për zgjedhjet parlamentare dhe vendore në shumicën e bashkive, të cilat do të zhvillohen në dhjetor.

E në këto zgjedhje Rusia është edhe zyrtarisht subjekt elektoral. Një parti politike quhet “Lista Ruse” e kërkon të marrë pushtetin në kryeqytetin e Serbisë- Beograd.

Lista zgjedhore “Partia Ruse – Sllobodan Nikoliç” e konfirmuar nga Komisioni Zgjedhor i Qytetit të Beogradit përfshin shtatëmbëdhjetë kandidatë për këshilltarë të Kuvendit të qytetit të Beogradit në zgjedhjet lokale të planifikuara në 17 dhjetor.

Sllobodan Nikoliç, i cili themeloi Partinë Ruse, nuk është nga Beogradi, por nga Shabaci, kështu që emri i tij nuk figuron në listat e zgjedhësve, por ai është në mesin e kandidatëve.

Ai është një ekonomist i diplomuar, ish nënkryetar i Partisë Popullore Fshatare, e cila u themelua në vitin 1990 nga Dragan Veselinov dhe më vonë u mor nga Marjan Ristiçevic.
Nikoliç është një drejtues i një OJF-je që ka 9 vjet që merr fonde nga Kremlini. Por puna që i sjell fitime është gjetja e grave për meshkujt beqarë të fshatrave serbë që i ‘importon’ kryesisht nga Bjellorusia e Rusia.

Në vitin 2011, ai mori edhe dekoratë nga Kremlini. Në qershor 2013, Nikolić formoi Partinë Ruse në Shabac si një organizatë politike e pakicës kombëtare ruse, megjithëse në atë kohë jetonin vetëm 92 persona në rajonin e Maçvës, të cilët u identifikuan si rusë.

“Tashmë ekzistonte një parti ruse që punonte për të forcuar lidhjet me Rusinë dhe për këtë arsye lindi nevoja e një organizimi të ri. Synimi ynë është t'u ofrojmë qytetarëve një rrugë alternative në integrimin euro-aziatik, në vend të anëtarësimit në BE, por edhe të ndihmojmë për afrimin e dy popujve të ngjashëm", tha Nikoliç pas asamblesë themeluese të partisë, siç raporton agjencia e lajmeve “Tanjug”.

Ky lajm është raportuar edhe në faqen e ambasadës ruse në Beograd. Dhe ndodhi ditën e ditëlindjes së presidentit rus Vladimir Putin, ku Nikoliç shpërndau ëmbëlsira falas për njerëzit./Pamfleti

rusia zgjedhjet në serbi

Lini një Përgjigje