Zonja e Parë e Francës, Brigitte Macron në një intervistë të rrallë për revistën 'Paris Match' ka treguar për herë të parë pse e shtyu martesën me bashkëshortin e saj, presidenti i Francës, Emmanuel Macron.
Macron ishte 15 vjeç kur ra në dashuri me Brigitte Auziere të martuar në atë kohë, 25 vite më e madhe se ai.
Ajo ishte mësuesja e tij e dramës në shkollën Katolike Providence në Amiens, në Francën veriore dhe vajza e saj, Laurence ishte shoqja e klasës e Macron.
Romanca e tyre në atë kohë shkaktoi një skandal në provincë.
Prindërit e Macron e dërguan më pas në Paris atë për të studiuar, por dëshira e tij për të vazhduar lidhjen me mësuesen mbeti.
Zonja e Parë franceze gjatë intervistës u shpreh se ajo i tha vetes së sapo Emmnuel të ishte në Paris 'do të dashurohej me dikë të moshës së tij' por kjo nuk ndodhi.
Brigitte hoqi dorë nga puna, por tha se 'pengesat e vetme' ishin fëmijët e saj, pasi ajo nuk donte t'u 'shkatërronte jetën'.
"Kjo zgjati dhjetë vjet, koha për t'i vënë ata në shina. Mund ta imagjinoni se çfarë po dëgjonin. Por nuk doja të humbisja jetën time”, tha ajo.
Brigitte Macron
Djali i saj është tre vjet më i madh se Macron dhe vajzat e saj, tani 46 dhe 39 vjeç, janë pothuajse në të njejtën moshë me burrin e saj të dytë.
Ajo shtoi gjithashtu se nuk e di se çfarë do të kishin thënë prindërit e saj për martesën me ish-studentin e saj, por vuri në dukje se vëllezërit e motrat e saj ndonjëherë bënin shaka për thashethemet rreth marrëdhënies së saj dhe Macron.
Ajo më në fund u martua me Macron, në vitin 2007, pasi u divorcua nga burri i saj i larguar André-Louis Auzière.
Zonja e Parë nuk foli shumë për jetën bashkëshortore me Macron, për të cilën ajo zakonisht mbetet e paqartë, përveçse përmendi vështirësitë në vitet e para të marrëdhënies së tyre.
Pavarësisht se është e martuar prej 16 vitesh me Macron, Brigitte tha se burri i saj ende arrin ta befasojë dhe ta mahnisë atë me kujtesën dhe inteligjencën e tij mbresëlënëse.
“Kam pasur shumë nxënës të shkëlqyer dhe asnjëri nuk ka pasur aftësitë e tij. Gjithmonë e kam admiruar”, u shpreh ajo.
Çifti shijon një jetë të qetë së bashku në Pallatin Elysée me Brigitte që i gatuan mëngjesin dhe ndonjëherë darkën.
Ndërsa bashkëshorti i saj e kalon ditën duke u përqendruar në çështjet politike, Zonja e Parë e Francës merret me bamirësi dhe është e fokusuar në kauza të mira.
Për shkak të pozicionit të saj, ajo takohet me shumë liderë të huaj dhe në intervistën e saj të fundit ajo lavdëroi Mbretin Charles III dhe Mbretëreshën Camilla, të cilët vizituan Parisin në shtator.
Brigitte pranoi se ishte e shqetësuar në fillim, por këto shqetësime u shuan kur Camilla e përshëndeti me një puthje në faqe.
Ajo vlerësoi humorin e Charles dhe delikatesën e çiftit mbretëror dhe tregoi se si u takua me Charles dhe Camilla për një aperitiv privat në Pallatin Élysée, duke e quajtur atë 'një moment të mrekullueshëm'.
Lini një Përgjigje