
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shprehur shqetësimin për përhapjen e sëmundjes në Gaza pasi javët e bombardimeve izraelite kanë bërë që popullsia të grumbullohet në strehimore me ushqim të pakët dhe ujë të pastër.
"Ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar për përhapjen e sëmundjes kur të arrijë sezoni i dimrit", tha Richard Peeperkorn, Përfaqësuesi i OBSH-së në Territorin Palestinez të pushtuar.
Ai tha se më shumë se 70,000 raste të infeksioneve akute të frymëmarrjes dhe mbi 44,000 raste të diarresë ishin regjistruar në enklavën me popullsi të dendur, shifra dukshëm më të larta se sa pritej, shkruajnë mediat e huaja.
'Human Rights Watch', tha se sëmundjet infektive që vijnë nga uji, si kolera dhe tifoja, së shpejti do të fillojnë të përhapen në Gaza, sepse njerëzit nuk kanë qasje në ujë të pastër.
Izraeli vendosi një rrethim në Gaza pas sulmit të Hamasit të 7 tetorit, duke ndërprerë aksesin e brezit të mbushur me njerëz në ujë, energji dhe karburant. Sipas OKB-së, Një sasi e kufizuar uji tani vjen përmes Izraelit dhe Egjiptit, por shumica e njerëzve duhet të pinë nga furnizimi lokal me ujë - 96% e të cilit është i papërshtatshëm për konsum njerëzor.
Lini një Përgjigje