TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota30 Prill 2023, 23:00

Britania gati për kurorëzimin e Mbretit Charles, ushtria nis provat për ceremoninë mbretërore

Shkruar nga Pamfleti

Britania gati për kurorëzimin e Mbretit Charles, ushtria nis provat

Kurorëzimi i Mbretit Charles të shtunën më 6 maj do të përfshijë një ftesë për publikun për t’u zotuar për besnikëri ndaj monarkut dhe pasardhësve të tij, njoftoi zyra e Kryepeshkopit të Canterbury, duke zbuluar ritualin e saktë të kurorëzimit.

Në këtë ditë të shënuar për britanikët, forcat e armatosura po përgatiten për shoqërimin e monarkut gjatë ceremonisë. Në shfaqjen madhështore do të marrin pjesë, mbi 7000 ushtarakë, kryesisht nga forcat e marinës, ato të këmbësorisë, por dhe aviatorë që do të nderojnë komandatin e tyre të ri.

Sipas axhendës, dita e kurorëzimit do të fillojë me një udhëtim nga pallati Buckingham në Londrën qendrore në Westminster Abbey. Çifti do të udhëtojë me një karrocë të tërhequr nga gjashtë kuaj ndërsa do të shoqërohet nga kalorësia mbretërore.

Ceremonia do të fillojë në orën 11:00, ndërsa Charles do të kurorëzohet në orën 12:00 nga kleriku më i lartë në Kishën e Anglisë, Kryepeshkopi i Canterbury Justin Welby.

Rreth 2,000 njerëz, mes të cilëve udhëheqës të huaj por dhe anëtarë të familjes mbretërore si dhe zyrtarë të ndryshëm do të marrin pjesë në ceremoninë e kurorëzimit, që vijon të mbetet e njëjtë për më shumë se 1000 vjet.

Një ftesë do të ketë dhe për qytetarët që të bëjnë nderimet e tyre duke iu bashkuar një “kori me miliona zëra ” është ndër elementët e rinj që do t’i shtohen një ceremonie të vjetër, sipas një deklarate nga zyra e Kryepeshkopit të Canterbury-t, Justin Welby.

 “Të gjithë ata që e dëshirojnë atë, në Abbey dhe gjetkë, thonë së bashku: ‘Betohem për besnikëri të vërtetë ndaj Shkëlqesisë suaj dhe pasardhësve tuaj sipas ligjit. Zoti është dëshmitari im’, thotë seksioni specifik,

Në elementë të tjerë që do të përfshihen në një ceremoni kurorëzimi për herë të parë, procesi do të përfshijë gjithashtu gjuhët e lidhura me Ishujt Britanikë, një lutje në uellsisht dhe një himn në uellsisht, gaelie skoceze dhe gale irlandeze, dhe ato do të të jenë në gjendje të marrin pjesë dhe gra peshkope, thuhet në deklaratë.

Charles, i cili u bë monark i Mbretërisë së Bashkuar dhe 14 vendeve të tjera të Komonuelthit (Kanada, Australia, Zelanda e Re, Xhamajka, Bahamas, Grenada, Papua Guinea e Re, Ishujt Solomon, Tuvalu, Saint Lucia, Saint Vincent dhe Grenadinet, Antigua dhe Barbuda, Belize dhe St.

Sipas detajeve të ceremonisë të publikuara nga Buckingham Palace dje, Charles do të veshë të njëjtën veshje, kadife mëndafshi të kuq dhe vjollcë, të veshur nga gjyshi i tij, Mbreti George VI në kurorëzimin e tij në 1937.

kurorëzimi mbreti charles

Lini një Përgjigje