
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë të ditur se kishte dikuar me homologun e tij francez, Emmanuel Macron se si t'i jepte fund luftës me Rusinë.
Presidentët mësohet se folën me telefon dhe diskutuan nevojat ushtarake të Ukrainës. Gjatë fjalimit me video të mbrëmjes, Zelenskyy tha se ata koordinuan pozicionet e tyre për luftën dhe falënderuan Francën për premtimin për dërgimin e armëve në Ukrainë.
“I jam mirënjohës Francës dhe Emmanuelit personalisht për mbështetjen e tyre ndaj vendit tonë dhe popullit tonë”, tha ai.
Presidenca franceze tha se Macron kishte riafirmuar mbështetjen e Francës për Ukrainën dhe se kishte dhënë një përditësim mbi koordinimin evropian për t'i dhënë ndihmë ushtarake Ukrainës.
Në fillim të kësaj jave, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, shprehu besimin se blloku do të finalizonte një plan brenda disa ditësh për të blerë municion për Ukrainën, pasi Kievi shprehu zhgënjimin për mos dakordësin midis vendeve anëtare të BE-së.
Zelensky nuk ka pranuar që të bëjë një marrëveshje paqeje në të cilën përfshihen mbajta e territoreve të saj nga Rusia. Kushti i saj është që ti rikthehen të gjitha territoret dhe më pas të ulet dhe të diskutojë, një gjë kjo që kundërshtohet nga Moska. Aktualisht lufta ndodhet në një ngërç, ku asnjëra palë nuk po bënë avancim përpara. Shpresa e vetme për përfundimin e luftës mbetet kundërofensiva që pritet në fund të muajit maj.
Lini një Përgjigje