
Papa Françesku u kërkoi hungarezëve të hapin dyert për emigrantët, pas një lutje që bëri për t'i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë. Papa shprehu vlerësimin për Hungarinë për mirëseardhjen e refugjatëve ukrainas, teksa foli me turmat me besimtarë që ishin mbledhur në brigjet e Danubit.
Ai sfidoi politikat e vijës së ashpër të kryeministrit të vendit Viktor Orban kundër imigracionit, e cila në 2015-16 përfshinte ndërtimin e një gardhi me tela me gjemba në kufirin me Serbinë për të ndaluar njerëzit të hynin.
"Sa e trishtueshme dhe e dhimbshme është të shohësh dyer të mbyllura. Dyert e mbyllura të egoizmit tonë në lidhje me të tjerët; dyert e mbyllura të individualizmit tonë mes një shoqërie izolimi në rritje; dyert e mbyllura të indiferencës sonë ndaj të paprivilegjuarve dhe atyre që vuajnë; dyert që mbyllim ndaj atyre që janë të huaj ose të ndryshëm, ndaj emigrantëve apo të varfërve”, tha Papa.
86-vjeçari është përpjekur të krijojë një akt balancues diplomatik në lutjet e tij për t'i dhënë fund luftës, duke shprehur solidaritet me Ukrainën dhe duke mbajtur derën e hapur për dialogun me Moskën.
Lini një Përgjigje