TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota30 Prill 2023, 15:27

Thellohet përçarja brenda Kremlinit, kreu i “Wagner” kërcënon Moskën: Nëse nuk më jepi armë do tërheq trupat nga Bakhmut-i

Shkruar nga Pamfleti

Thellohet përçarja brenda Kremlinit, kreu i “Wagner”

Kreu i kompanisë ushtarake private ruse, Wagner Yevgeny Prigozhin ka kërcënuar Kremlinin se do të tërheqë mercenarët e tij nga qyteti lindor i Bakhmutit, nëse ata nuk marrin më shumë municione për të vazhduar luftën.

Ata që janë përgjegjës për shpërndarjen e armëve në Rusi, ndaluan së dhëni municione për kompaninë private Wagner, pohoi Yevgeny Prigozhin në një intervistë me blogerin rus pro-Kremlinit, Semyon Pegov.

Paralajmërimet e theksuara për zyrtarët rusë të mbrojtjes, duke përfshirë ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu, vijnë pasi Bakhmut mbetet shumë i kontestuar.

"Po i drejtohem Sergei Shoigut me një kërkesë për lëshimin e menjëhershëm të municioneve. Tani nëse kjo refuzohet... e gjykoj të nevojshme të informoj komandantin e përgjithshëm për problemet ekzistuese dhe të marrë një vendim në lidhje me mundësinë e vazhdimit për të stacionuar njësitë në vendbanimin Bakhmut, duke pasur parasysh mungesën aktuale të municioneve," tha Prigozhin.

Lideri mercenar ka një histori të deklaratave jo të vërteta dhe nuk ka dhënë prova për deklaratat e tij.

“A vazhdojmë me sulmet tona apo jo? A qëndrojmë apo ikim, deri në raundin e fundit të municioneve do të shohim” tha ai.

wagner prigozhin kërcënon

Lini një Përgjigje