
Në një darkë vjetore me shtypin e Shtëpisë së Bardhë presidenti i SHBA Joe Biden tha se duke u krahasuar me manjatin 92-vjeçar Rupert Murdoch, ai vetë dukej si ylli i popit Harry Styles.
Presidenti tradicionalisht përballet me përplasje miqësore para gazetarëve në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhëm, organizim ky nga ku nuk munguan shakatë e Biden.
Biden, në moshën 80-vjeçare, ka njoftuar se planifikon të kandidojë për rizgjedhje dhe sulmoi kritikët që mendojnë se ai është shumë i vjetër për ta bërë këtë.
Joe Biden ka nisur zyrtarisht fushatën e tij për t’u rizgjedhur si President javën e kaluar, duke u kërkuar amerikanëve t’i japin atij edhe katër vjet të tjera për të përfunduar atë që filloi.
Presidenti zgjodhi të nisë fushatën e tij në përvjetorin e katërt të kthimit të tij në politikë në 2019, ku deklaroi synimin ër të kërkuar nominimin presidencial për herë të tretë. Atëherë, si tani, Biden u mbështet në një video për të deklaruar zyrtarisht kandidaturën e tij përpara se të shkonte në fushatë.
Lini një Përgjigje