TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Shkurt 2026, 16:22

Bordi i Paqes, Trump paralajmëron Hamasin: Dorëzoni armët ose do përballeni me pasoja!

Shkruar nga Pamfleti
Bordi i Paqes, Trump paralajmëron Hamasin: Dorëzoni armët ose do
Donald Trump në Bordin e Paqes

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në Bordin e Paqes se Hamasi është zotuar se do të dorëzojë armët. Trump paralajmëroi se në të kundërtën, Hamasi do të përballet me pasoja.

“Mendoj se Hamasi do të dorëzojë armët. Kjo është ajo që kanë premtuar. Nëse nuk e bëjnë, do të përballen me pasoja,” u shpreh Trump.

Ai shtoi se armëpushimi në Gaza ka funksionuar dhe ka mundësuar kthimin e pengjeve, si të gjallë ashtu edhe të vdekur. Sipas tij, një zhvillim i tillë dukej i pamundur më herët.

“Armëpushimi në Gaza është mbajtur. Pengjet, të gjalla dhe të vdekura, janë kthyer. Kjo dukej e pamundur, por ne ia dolëm,” tha ai.

Trump theksoi se janë bërë përpjekje për të kërkuar dhe gjetur pengjet, duke shtuar se edhe Hamasi ka kontribuar në një pjesë të këtij procesi. Ai deklaroi se prindërit e pengjeve që humbën jetën ishin në dijeni të fatit të fëmijëve të tyre dhe kërkonin kthimin e trupave.

Në përfundim, Trump vlerësoi rolin e administratës së tij, duke thënë se ka ndihmuar në shpëtimin e mijëra jetëve dhe në promovimin e paqes.

donald trump bordi i paqes

Lini një Përgjigje