Presidenti Donald Trump, gjatë fjalimit të tij në Bordin e Paqes foli edhe për situatën e diskutimeve me Iranin. Trump tha se Irani është një pikë e nxhetë dhe shtoi se i dërguari special, Steve Witkoff dhe dhëndri i tij, Jared Kushner kanë marrëdhënie të mira me ndihmësit e Teheranit.
Ai theksoi se këto vite kanë vërtetuar se nuk është e lehtë të arrihet një marrëveshje me Iranin, por shtoi se po bëhen përpjekje për të arritur një marrëveshje kuptimplotë.
“Irani është një pikë e nxehtë tani. Ata po takohen dhe kanë një marrëdhënie të mirë me përfaqësuesit e Iranit dhe, e dini, po zhvillohen bisedime të mira. Është vërtetuar gjatë viteve se nuk është e lehtë të bësh një marrëveshje kuptimplote me Iranin. Duhet të bëjmë një marrëveshje kuptimplote, përndryshe ndodhin gjëra të këqija. Ne kemi pak punë për të bërë me Iranin. Nuk mund të kemi paqe në Lindjen e Mesme nëse Irani ka armë bërthamore. SHBA dhe partnerët kanë dërguar një sasi të madhe të ndihmave humanitare.”, tha Trump.
Ushtria amerikane aktualisht po ndërton forca dhe pajisje në Gjirin Persik në nivele të papara, pasi mediat në Izrael dhe gjetkë këmbëngulin se një sulm ndaj Iranit është shumë më afër nga sa po e pranojnë publikisht zyrtarët e administratës Trump.
Lini një Përgjigje