Presidenti Donald Trump, në fjalimin hapës të cereomonisë së Bordit të Paqes, deklaroi se kjo nismë ka një synim të vetëm; Paqen. Ai shtoi se që nga nisja e mandatit të tij të dytë ka përfunduar 8 luftëra dhe se Bordi i Paqes është diçka e mirë për botën.
“Ajo që po bëjmë është shumë e thjeshtë, paqja. Quhet Bordi i Paqes. Këta liderë më kanë ndihmuar shumë. I kemi dhënë fund tetë luftërave dhe mendoj se një e nëntë do mbarojë së shpejti. Jeni njerëz të mëdhenj, jemi lider të mëdhenj, dhe njerëzit po na shohin, Jam shumë krenarë që ky është një takim i hapur. Po bëjmë një punë shumë të mirë, Bordi i Paqes është një nga gjërat më të mira”, tha Trump.
Më tej ai shtoi se ka ende punë për t’u bërë për Gazën, të cilën e quajti shumë komplekse. Trump tha gjithashtu sot në Uashington ndodheshin liderët më të mëdhenj të botës dhe disa të tjerë që do t’i bashkohen më tej.
“Kemi ende punë për të bërë dhe po e bëjmë Gaza është shumë kompleksë. Kanë bërë një punë të mrekullueshme. Kam ekipin më të mirë ndonjëherë. Është nder që po ju pres ju këtu. Është bordi më i rëndësishëm. Nuk ka patur gjë tjetër të ngjashme. Këtu janë liderët më të mëdhenj të botës, edhe ata që nuk janë do vijnë së shpejti thjesht po bëjnë të vështirin. Është bordi më prestigjioz ndonjëherë. Kemi cdokënd krerët e shteteve, vec Infantinos dhe biletat për kupën e Botës janë shitur të gjitha. Dua të falenderoj të gjithë liderët”, shtoi Trump.
Lini një Përgjigje