TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Shkurt 2026, 16:12

Bordi i Paqes, Trump i drejtohet Vjosa Osmanit: Nëse nuk shkoni mirë me Serbinë, më merrni në telefon!

Shkruar nga Pamfleti
Bordi i Paqes, Trump i drejtohet Vjosa Osmanit: Nëse nuk shkoni mirë
Donald Trump dhe Vjosa Osmani

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump gjatë fjalimit në “Bordin e Paqes” në Uashington, preku disa çështje të politikës së jashtme, si dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Trump u shpreh se, nëse Kosova dhe Serbia hasin vështirësi në raportet mes tyre, ai është i gatshëm të ndërhyjë personalisht.

“Kosova–Serbia, keni bërë një punë të jashtëzakonshme. Nëse nuk shkoni mirë, më merrni në telefon dhe do ta zgjidhim”, iu drejtua Trump Vjosa Osmanit, e cila është e pranishme. 

Trump: Herën e fundit që isha në Kinë, presidenti atje më trajtoi shumë mirë, më organizoi një mikpritje të jashtëzakonshme. Presidentit i thashë që herën tjetër që të vij në Kinë dua një mikpritje edhe më madhështore. Pastaj punësuam Kushnerin dhe ai është i dërguari i paqes. Duke qenë se Irani tani është një çështje e rëndësishme, kemi pasur bisedime me ta, ende nuk kemi arritur një marrëveshje. Duhet të kemi një marrëveshje, përndryshe do të ndodhin gjëra të këqija. Kosova–Serbia, keni bërë një punë të jashtëzakonshme. Nëse nuk shkoni mirë, më merrni në telefon dhe do ta zgjidhim.

 

donald trump dhe vjosa osmani bordi i paqes

Lini një Përgjigje