Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se nëntë shtete kanë zotuar bashkërisht 7 miliardë dollarë si pako të ndihmës për Gazën. Kazakistani, Azerbajxhani, Emiratet e Bashkuara Arabe, Maroku, Bahrejni, Katari, Arabia Saudite, Uzbekistani e Kuvajti janë shtetet që kanë bërë zotimin sipas tij.
“Për çdo dollar të shpenzuar, është një investim në stabilitet dhe shpresë për një rajon të ri e në harmoni”, ka thënë Trumpi.
Kjo është vetëm një pjesë e vogël e shumës së parashikuar prej 70 miliardë dollarësh të nevojshme për të rindërtuar territorin palestinez pas dy vjetësh luftimesh.
Trump deklaroi se SHBA do të kontribuojnë me 10 miliardë dollarë për Bordin e Paqes. Ai theksoi se, megjithëse shuma është e konsiderueshme, ajo mbetet e vogël krahasuar me koston e luftërave dhe shtoi se ka zgjidhur tetë konflikte .Trump u shpreh se Bordi i Paqes do të bazohet te Kombet e Bashkuara dhe se “askush nuk e ka parë më parë”.
“SHBA do të bëjnë një kontribut 10 miliardë dollarë për Bordin e Paqes. Kemi pasur një mbështetje shumë të madhe për të. Është një mbështetje e vogël kur sheh koston e luftës. Jemi të përkushtuar dhe së bashku mund të arrijmë ëndrrën për të sjellë paqe afatgjatë në rajon. Shpresoj të kthejmë sytë e botës sesi konflikte të tjera mund të zgjidhen. Ne kemi zgjidhur 8. I kemi zgjidhur për pak ditë. Plagët e fundit mund të shërohen. Planeti do të jetë më i sigurt dhe në paqe.
Mendoj se Kombet e Bashkuara kanë një potencial të lartë. Nuk kam folur me asnjë prej tyre për 8 luftërat që zgjidha. Bordi i Paqes do bazohet në Kombet e Bashkuara dhe do shohë nëse ato nuk funksionojnë si duhet. Duhet të sigurohemi që Kombet e Bashkuara janë funksionale dhe të rëndësishme dhe do zgjidhen në potencialin që kanë”, shtoi ai.
Lini një Përgjigje