TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Gusht 2024, 21:45

Biden bisedë telefonike me Netanyahun: Hiq trupat nga kufiri Egjipt-Gaza!

Shkruar nga Pamfleti

Biden bisedë telefonike me Netanyahun: Hiq trupat nga kufiri Egjipt-Gaza!

Presidenti i SHBA Joe Biden i ka kërkuar kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu që të tërheqë trupat nga një pjesë e kufirit Egjipt-Gaza.

Gjatë bisedës së tyre telefonike ditën e djeshme, Biden e bëri këtë kërkesë me shpresën për pranimin e paktit për armëpushim, marrëveshje që do të çojë në lirimin e pengjeve dhe “paqe” të përkohshme mes dy vendeve.

Sipas La Repubblica, 3 zyrtarë izraelitë thanë se Netanyahu e pranoi pjesërisht kërkesën e Biden. Sipas zyrtarëve tyre, Biden i kërkoi kryeministrit që forcat izraelite të tërhiqen nga një brez 1-2 kilometra përgjatë kufirit Egjipt-Gaza.

Biden ia bëri të qartë Netanyahut se pranimi i kësaj kërkese mund të ndihmojë në avancimin e negociatave drejt një marrëveshjeje.

Lini një Përgjigje