TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Qershor 2023, 18:00

BE nuk kursehet ndaj Ukrainës, Von Der Leyen: 1.5 miliardë euro të tjera për Kievin

Shkruar nga Pamfleti

BE nuk kursehet ndaj Ukrainës, Von Der Leyen: 1.5 miliardë euro

Bashkimi Evropian vijon të mos kursehet ndaj kërkesave të Ukrainës. 

Si pjesë e një programi ndihme për Ukrainën, Komisioni Evropian ka transferuar një tjetër këst prej 1.5 miliardë eurosh për Kievin. Në total janë transferuar 18 miliardë euro, njoftoi presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

“Sot ne po shpërndajmë 1.5 miliardë euro të tjera për Ukrainën në ndihmë makro-financiare. Përmes këtyre parave ne po ndihmojmë të mbajmë shërbimet dhe infrastrukturën e Ukrainës në këmbë në luftën e saj të guximshme për liri”, shkruan ajo në Twitter.

Vëllimi i përgjithshëm i programit të ndihmës së BE-së për Ukrainën për vitin 2023 është 18 miliardë euro ose 1.5 miliardë në muaj. Këto para përdoren për të mbuluar shpenzimet buxhetore aktuale të Kievit.

ndihme be ukaines

Lini një Përgjigje