TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Qershor 2023, 17:20

Serbia në alarm, raportime për bomba në spitale, universitete dhe aeroportin e Beogradit

Shkruar nga Pamfleti
Serbia në alarm, raportime për bomba në spitale, universitete dhe
Aeroporti "Nikola Tesla"

Serbia është vënë sërish në alarm për bomba. Para disa muajsh kishte shpesh alarme, ndërsa sot ka ndodhur e njëjta gjë.

Sipas mediave, ka pasur një njoftim te autoritetet se janë vendosur bomba në disa institucione.

Bëhet me dije se janë Fakulteti Juridik dhe Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike (ETF) në Beograd, pastaj KBC Zvezdara dhe Akademia Mjekësore Ushtarake (VMA), si dhe Aeroporti Nikola Tesla.

Kontrollet policore janë në vazhdim, por ende nuk dihen detaje në lidhje me ngjarjen.

serbi bomba alarm

Lini një Përgjigje