TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Qershor 2023, 17:04

I akuzuar për spiunazh, gjykata e Moskës vendos të mbajë në burg gazetarin amerikan

Shkruar nga Pamfleti

I akuzuar për spiunazh, gjykata e Moskës vendos të mbajë

Gjykata e Moskës ka vendosur që gazetari amerikan i ‘Wall Street Journal’, Evan Gershkovich, të qëndrojë në burg lidhur me akuzat për spiunazh, të paktën deri në fund të muajit gusht, duke rrëzuar kërkesën e tij për lirim.

31-vjeçari u arrestua në fund të muajit mars, ndërsa ndodhej në Rusi për raportim. Muajin e kaluar gjykata e Moskës vendosi ta mbajë atë në paraburgim deri më 30 gusht. Avokatët e tij e apeluan vendimin.

Evan Gershkovich, u shfaq i tensionuar teksa priste fillimin e seancës në Gjykatën e Moskës. Më pas gazetarëve iu kërkua të largoheshin nga salla e gjyqit dhe procedura u zhvillua me dyer të mbyllura.

Gazetarët patën mundësi të ndjekin dhënien e vendimit nëpërmjet dy ekraneve të mëdha në një dhomë të veçantë të gjykatës. Ndërsa priste gjyqtarin, Gershkovich bisedoi me prindërit, të cilët ndodheshin në sallën e gjyqit, ku ndodhej dhe ambasadorja amerikane Lynne Tracy.

“Evan vazhdon të tregojë forcë të jashtëzakonshme në këto rrethana shumë të vështira”, tha ajo për gazetarët.

Ajo u shpreh se ishte shumë e zhgënjyer nga vendimi, duke thënë se Gershkovich ishte i pafajshëm dhe se akuzat e Rusisë kundër tij, ishin të pabaza.

“Një diplomaci e tillë pengjesh është e papranueshme dhe ne i bëjmë thirrje Federatës Ruse ta lirojë atë”, u shpreh Tracky.

Gershkovich dhe gazeta ‘Wall Street Journal’, i kanë hedhur poshtë akuzat dhe qeveria amerikane dhe e kanë cilësuar të padrejtë arrestimin e tij.

Arrestimi i Evan Gershkovich në qytetin e Jekaterinburgut tronditi gazetarët që punojnë në Rusi ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë detaje se mbi çfarë provash i kanë mbështetur akuzat për spiunazh.

gazetari gjykata evan gershkovich

Lini një Përgjigje