TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Qershor 2023, 17:51

Kaos në Kremlin, Prigozhin fut në “sherr” Putinin me gjeneralët e tij: Mashtruesit të kanë gënjyer për situatën në terren!

Shkruar nga Pamfleti

Kaos në Kremlin, Prigozhin fut në “sherr” Putinin me

Kreu i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin duket se po provon tanimë një teknikë të re për fituar besimin e presidenti rus, Vladmir Putin dhe njëkohësisht për të ngjitur shkallët e suksesit në Kremlin. Ai mesa duket po tenton të krijojë një ndarje mes Putinit dhe gjeneralëve të tij.

Në një seri mesazhesh audio gjatë dy ditëve, Prigozhin ka përshkallëzuar kritikat e tij të përsëritura ndaj Ministrit të Mbrojtjes Sergej Shoigu dhe Shefit të Shtabit të Përgjithshëm Valery Gerasimov.

Ndërkohë në mesazhin drejtuar Putinit, Prigozhin ka akuzuar shefat ushtarakë rusë se e kanë gënjyer presidentin për shkallën e humbjeve në terren.

Plehrat totale po hidhen në tavolinën e presidentit. Shoigu dhe Gerasimov kanë një qasje të thjeshtë: Gënjeshtra duhet të jetë monstruoze që njerëzit ta besojnë atë. Kjo është ajo që ata po bëjnë. Gjithçka po fshihet nga të gjithë. Rusia do të zgjohet një ditë dhe do të mësojë se Krimeja e aneksuar nga Rusia u është dorëzuar ukrainasve. Ata po mashtrojnë popullin rus dhe nëse vazhdon kështu, ne do të mbetemi pa gjënë më të rëndësishme: Rusinë”, tha Prigozhin në një mesazh.

prigozhin putin kaos kremlin

Lini një Përgjigje