TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Mars 2026, 12:43

BE në alarm: Ndalni sulmet, të mos përshkallëzojë lufta!

Shkruar nga Pamfleti

BE në alarm: Ndalni sulmet, të mos përshkallëzojë

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka bërë thirrje për përfundimin e luftës në Lindjen e Mesme, duke theksuar se përshkallëzimi i konfliktit nuk është zgjidhje.

Duke folur në Bruksel, ku liderët e BE-së po zhvillojnë takime, ajo deklaroi se situata kërkon një dalje nga lufta dhe jo intensifikim të saj.

“Është e qartë se na duhet një dalje nga kjo luftë, jo përshkallëzim”, u shpreh Kallas.

Ajo dënoi sulmet e Iranit ndaj infrastrukturës energjetike të Katarit, duke theksuar se veprime të tilla vetëm sa shtojnë paqëndrueshmërinë dhe krijojnë më shumë kaos në rajon.

Kallas nënvizoi gjithashtu lidhjen mes zhvillimeve në Lindjen e Mesme dhe luftës në Ukrainë, duke theksuar se Rusia përfiton nga tensionet në rajon.

“Përfundimi i kësaj lufte është i rëndësishëm edhe për të gjetur një zgjidhje për Ukrainën”, tha ajo.

Sa i përket rolit të BE-së, ajo theksoi se vendet anëtare nuk kanë shprehur gatishmëri për të zgjeruar operacionin detar “Aspides” në Ngushticën e Hormuzit dhe nuk synojnë përfshirje direkte në konflikt.

Sipas saj, përdorimi i forcës në këtë situatë ngre pikëpyetje edhe në raport me të drejtën ndërkombëtare, ndërsa vendet anëtare mbeten të rezervuara për t’u përfshirë në luftë.

Lini një Përgjigje