TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Mars 2026, 12:02

Pas sulmit të Izraelit, Irani paralajmëron hakmarrje: Gabuat rëndë, do përgjigjemi ashpër!

Shkruar nga Pamfleti
Pas sulmit të Izraelit, Irani paralajmëron hakmarrje: Gabuat
Fusha e gazit në Parsin Jugor

Irani ka reaguar ashpër pas sulmit të Izraelit ndaj fushës së gazit Pars Jugor, duke e cilësuar atë një “gabim të rëndë”. Ai ka paralajmëruar se do të ketë pasoja të rënda nëse objektet energjetike iraniane shënjestrohen sërish.

Një zëdhënës i komandës së përbashkët të shtabit të përgjithshëm deklaroi se çdo sulm i ri do të pasohet nga reagime të zgjeruara ndaj infrastrukturës energjetike, jo vetëm të Izraelit, por edhe të aleatëve të tij.

“Sulmet nuk do të ndalen deri në shkatërrimin e plotë të objektivave, nëse infrastruktura jonë energjetike goditet përsëri", tha ai, duke shtuar se përgjigja e Iranit do të jetë “shumë më e ashpër” se ajo e mëparshme.

Në shenjë hakmarrjeje, Irani ka ndërmarrë sulme ndaj objekteve energjetike në rajon, duke goditur një strukturë kyçe në Katar dhe duke vënë në shënjestër Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajtin dhe Arabinë Saudite.

Zhvillimet sinjalizojnë një përshkallëzim të tensioneve në Lindjen e Mesme, me rrezik të drejtpërdrejtë për infrastrukturën energjetike dhe stabilitetin rajonal.

Lini një Përgjigje