Deklaratat kontradiktore rrisin tensionet, ndërsa përshkallëzimi i sulmeve godet tregjet globale të energjisë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se SHBA “nuk kishin asnjë dijeni” për sulmin izraelit ndaj objekteve iraniane në fushën e gazit South Pars, rezervë që konsiderohet më e madhja në botë për gaz natyror.
Megjithatë, një burim izraelit i njohur me operacionin i tha CNN se Izraeli e kishte kryer sulmin në koordinim me SHBA, duke kundërshtuar drejtpërdrejt deklaratën e presidentit.
Sipas CNN, sulmi përbën një përshkallëzim të rëndësishëm të konfliktit. Izraeli kishte goditur më parë depo karburanti në Iran, por deri të mërkurën kishte shmangur sulmet ndaj objekteve të prodhimit të naftës dhe gazit.
Në përgjigje, Irani sulmoi infrastrukturë të rëndësishme energjetike në shtetet fqinje të Gjirit. Katari deklaroi se sulmet shkaktuan “dëme të mëdha” në qendrën kryesore energjetike Ras Laffan.
Shkëmbimi i sulmeve ndikoi menjëherë në tregjet globale, duke rritur ndjeshëm çmimet e energjisë. Analistët paralajmërojnë se dëmtimi i Ras Laffan mund të shkaktojë mungesa afatgjata të gazit në nivel global.
Presidenti i SHBA-ve më parë kërcënoi Iranin me një përshkallëzim të fortë, duke paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara do të “shkatërrojnë masivisht” fushën e madhe të gazit South Pars në rast se Teherani sulmon sërish Katarin.
Në një postim të gjatë në Truth Social, Trump reagoi ndaj sulmit të Izraelit ndaj kësaj fushe gazi në Iran, i ndodhur të mërkurën në mbrëmje. Si kundërpërgjigje, Irani goditi zonën industriale Ras Laffan në Katar, ku ndodhet edhe impianti më i madh në botë për përpunimin e gazit natyror të lëngshëm (LNG).
Trump theksoi se SHBA “nuk kishte asnjë dijeni” për sulmin izraelit dhe se Katari nuk kishte asnjë lidhje me të.
“Izraeli reagoi me forcë për shkak të zemërimit për atë që po ndodh në Lindjen e Mesme”, shkroi ai.
Sipas presidentit amerikan, Irani nuk ishte në dijeni të kësaj dhe për këtë arsye sulmet ndaj Katarit ishin “të pajustifikuara dhe të padrejta”.
Ai shtoi se Izraeli nuk do të godasë më fushën South Pars, “përveç nëse Irani vendos në mënyrë të pamatur të sulmojë një tjetër vend të pafajshëm”, duke iu referuar Katarit.
Në një paralajmërim të fortë, Trump deklaroi se nëse Katari goditet sërish, SHBA “do të shkatërrojë plotësisht fushën e gazit South Pars me një fuqi dhe intensitet që Irani nuk e ka parë kurrë më parë”.
Megjithatë, ai nënvizoi se nuk dëshiron të autorizojë “një nivel të tillë dhune dhe shkatërrimi” për shkak të pasojave afatgjata për Iranin, por shtoi se “nëse LNG-ja e Katarit sulmohet sërish, nuk do të hezitojë të veprojë”.
Atehere pse nuk vepron kunder cifuteve, meqe nuk e paskan care tr per ty! Apo ke frike mos te tredhin!